Politike

Sulmet kibernetike, Salianji ngre pyetjet: Si është gjendja e sistemeve sot? A kishin hakerat bashkëpunëtorë shqiptarë

Salianji tha se edhe pse kanë kaluar muaj të tërë nga ky sulm ende nuk dihet se cilat të dhan janë cënuar dhe se çfarë masash janë marrë prej tyre. 

20 Tetor 2022, 18:07 Nga F.M
Sulmet kibernetike, Salianji ngre pyetjet: Si është gjendja e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me sulmet kibernetike në Shqipëri. I pranishëm në foltoren e Kuvendit, Salianji tha se edhe pse kanë kaluar muaj të tërë nga ky sulm ende nuk dihet se cilat të dhan janë cënuar dhe se çfarë masash janë marrë prej tyre. 

"Dua të them disa gjëra, a ka shteti shqiptar një raport zyrtar për sulmet kibernetike, nëse po cili është ky raport? Sot nuk e dimë akoma cilat janë pasojat që i kanë ardhur këtij shtetit nga sulmet kibernetike? Nëse po dhe janë, amund të kemi një raport? Nuk janë zbuluar të dhënat? Për 14 muaj ishin aktivë hakerat dhe nuk u zbuluan, prokuroria ka përdetyrë të shtjellojë hetimin dhe jo të kërcënojë mediat për publikimin e të dhënave. Nga hetimet e kryera deri më tani a ka pasur bashkëpunëtorë shqiptarë hakerat iranianë? Dhe nëse po, a janë marrë masa ndaj tyre? Nuk ka asnjë masë të marrë, po shohim vetëm të dhëna që rrjedhin vazhdimisht. Edhe prokuroria është keqpërdorur sepse e vetmja gjë që bën është të kërcënojë mediat që të mos publikojë materiale,"- tha Salianji. 

ervin salianji seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll