Aktualitet

Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për Lear Kurtin, sot pasdite dërgohet në banesën e fundit

Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga morgu dhe është transportuar drejt një agjensie funerale, ku do të përgatitet për ceremoninë mortore që do të mbahet pasditen e sotme.

20 Tetor 2022, 12:55 Nga k.m.
Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për Lear Kurtin, sot pasdite
Lear Kurti

TIRANË- Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore, ndaj Lear Kurtit, 32-vjeçari që ndërroi jetë mesnatën e sotme. Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga morgu dhe është transportuar drejt një agjensie funerale, ku do të përgatitet për ceremoninë mortore që do të mbahet pasditen e sotme.

Varrimi do bëhet në orën 16:00, ku 32-vjeçari do përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar dhe të qartë për të shpjeguar ngjarjen që ka ndodhur, e cila çoi në vdekjen e të riut.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm. Policia i kërkoi të ndalonte por ai është larguar me vrap. Patrulla nisi ta ndiqte dhe e prangosi pranë një marketi në rrugën "Don Bosko". Pas ndalimit ai u shoqërua për në komisariatin e Policisë nr.3 ku ka nisur të ndihet keq. Për gati 5 minuta, atje i riu ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe më pas policia duke mos pritur autoambulancën e dërgoi në spital me makinë policie. 

Gjatë rrugës për në spital ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Por ajo që është e paqartë është vendi i vdekjes. AMP deklaron se vdiq në spital, ndërsa Spitali i Traumës thotë se i riu kishte ndërruar jetë kur mbërriti atje. Trupi ndodhet tashmë në morg ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar.

lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll