Sport

Dorë dhe fanellë e artë për Benzeman, zbulohet surpriza speciale e sponsorit pas 'Topit të Artë'

Një fanellë speciale e limituar për të festuar Karim Benzema, fitues i freskët i Topit të Artë 2022. Adidas ka krijuar një fanellë të Real Madrid me emrin e sulmuesit francez dhe numrin 9 me ngjyrë ari. Brenda numrit janë edhe konturet e imazheve të francezit.

18 Tetor 2022, 15:49 Nga DOSJA

Dorë dhe fanellë e artë për Benzeman, zbulohet surpriza

SPANJË- Një fanellë speciale e limituar për të festuar Karim Benzema, fitues i freskët i Topit të Artë 2022. Adidas ka krijuar një fanellë të Real Madrid me emrin e sulmuesit francez dhe numrin 9 me ngjyrë ari. Brenda numrit janë edhe konturet e imazheve të francezit.

Sulmuesi u shpërblyer në Theatre du Chatelet në Paris, nga Zinedin Zidane. Fanella do të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar.Në spotin e Adidas, edhe fasha e Benzemas që mbante në dorën e djathtë do të jetë e artë me diçiturën. "Asgjë nuk është e pamundur".

"Benzema? Jam i lumtur për të. Sipas mendimit tim ai është një miks midis Ronaldos dhe Zinedine Zidane. Mbrëmë ai mori njohjen e duhur si futbollisti më i mirë në botë: ishte koha, sepse ai ka qenë për të paktën 3 ose 4 vjet. Karim ka aftësinë të manovrojë në sulm, ashtu si Zidane, dhe ta finalizojë atë si Ronaldo braziliani”, tha presidenti i Real Madrid, Florentino Perez për sulmuesin francez.

Dorë dhe fanellë e artë për Benzeman, zbulohet surpriza

E.Ç (Dosja.al)

benzema real madrid

Sondazh

Poll