Sport

UEFA e pamëshirshme, ja gjoba financiare ndaj FSHF-së për tymueset ndaj Islandës…

54.125 euro është ndëshkimi financiar që UEFA i ka adresuar Federatës Shqiptare të Futbollit për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës gjatë takimit, tymueseve, apo edhe për një sektor të bllokuar të tifozerisë mike.

18 Tetor 2022, 12:31 Nga DOSJA

UEFA e pamëshirshme, ja gjoba financiare ndaj FSHF-së për

TIRANE - Sikur të mos mjaftonin vetëm rezultatet jo të mira në këtë fushatë të Nations League, për futbollin shqiptar UEFA ka edhe një goditje tjetër, këtë herë financiare dhe krejtësiht e evitueshme. Bëhet fjalë për ndeshjen e fundit të Nations League, në stadiumin  "Air Albania", Shqipëri-Islandë, takim që përfundoi në barazim 1-1.

54.125 euro është gjoba që UEFA i ka adresuar Federatës Shqiptare të Futbollit për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës gjatë takimit, tymueseve, apo edhe për një sektor të bllokuar të tifozerisë mike.

UEFA e pamëshirshme, ja gjoba financiare ndaj FSHF-së për

Kjo gjobë e radhës është një tjetër goditje, pas asaj sportive që merr futbolli në Shqipëri, por që shumë më e evitueshme dhe e kontrollueshme se sa ajo e rezultatit të lojës.

Kjo është e disata herë që UEFA gjobit futbollin shqiptar për sjelljen e një pjese të vogël të tifozëve që kanë shkaktuar këto probleme dhe që në një vazhdimësi të tillë mund të çojnë deri në mbylljen e dyerve të stadiumit, për t’i zhvilluar ndeshjet e Kombëtares pa tifozë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll