Sport

VIDEO/ Florentino Perez i tregon vendin Mbappes, takon dhe puth vetëm Zidane...

Por jashtë fokusit të kamerave dhe aparateve fotografikë, nuk mund të mos vërehej ftohtësia që ka treguar presidenti i Real Madridit ndaj sulmuesit francez

18 Tetor 2022, 11:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Florentino Perez i tregon vendin Mbappes, takon dhe puth vetëm

FRANCE - Mbrëmja gala e ceremoniesë së “Topi i Artë” ishte edhe një pikë takimi për më të mëdhenjtë e futbollit europian. Takime shumë të veçanta që kanë ndodhur në korridoret dhe tezgat e teatrit “Chatelet” midis ‘ish’-ve, futbollistëve, trajnerëve dhe presidentëve të klubeve.

Një prej takimeve që ra më shumë në sy ishte ai i Florentino Perez, presidentit të Real Madridit dhe ish-trajnerit Zinedine Zidane. Kreu i klubit madrilen përqafoi dhe puthi me dashuri të madhe ish-trajnerin e tij. Ishte një përshëndetje e përzemërt mes të dyve, ku Perez tregoi edhe një herë dashurinë e madhe për Zidane, një nga trajnerët dhe lojtarët më të suksesshëm të Real Madridit.

Por jashtë fokusit të kamerave dhe aparateve fotografikë, nuk mund të mos vërehej ftohtësia që ka treguar Perez ndaj Kylian Mbappe. Në merkaton e verës, Florentino Perez po bënte gjithçka për të sjellë francezin në Madrid dhe në momentin që transferimi ishte shumë afër, Mbappe refuzoi Realin për milionat e ofruara nga presidenti i PSG-së.

Ata kanë qenë për të paktën dy orë në një ambient të përbashkët, por nuk kanë shkëmbyer pothuajse asnjë shikim. Secili ishte në ‘llogoren’ e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll