Sport

Mbappe nuk e fshehu zhgënjimin në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, nga fërshëllimat e tifozëve te klasifikimi i përgjithshëm (video)

Pamja në fytyrën e tij i tregoi të gjitha. Kur Kylian Mbappé pa klasifikimin për fituesin e Topit të Artë, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer.

18 Tetor 2022, 12:39 Nga DOSJA

Mbappe nuk e fshehu zhgënjimin në ceremoninë e ‘Topit

PARIS-Pamja në fytyrën e tij i tregoi të gjitha. Kur Kylian Mbappé pa klasifikimin për fituesin e Topit të Artë, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer. Ai përfundoi i gjashti dhe padyshim që ishte një mbrëmje e keqe për francezin, që u fërshëllye në qytetin e tij, pikërisht në Paris.

Në momentin kur Mbappe po kalonte në tapetin e kuq, ai u shoqërua me shumë fërshëllima. Sulmuesi nuk mundi të bënte asgjë, duke u përgjigjur me një gjest shumë të thjesht, duke ngritur dorën si përshëndetje.

Pse kaq urrejtje ndaj tij? Tifozët nuk ia kanë falur kurrë qëndrimin e lëkundur që kishte verën e kaluar, kur ai dukej një hap larg Real Madridit, dhe as dëshirën për t'u larguar nga klubi në janar. Imazhi i keq ka ardhur edhe për një arsye tjetër. Çështja e sponsorave dhe të drejtat e imazhit me fanellën e Francës që shkaktoi shumë diskutime.

E.Ç (Dosja.al)

mbappe psg topi i arte

Sondazh

Poll