Sport

Conte: "Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar cilësitë e Cristiano Ronaldon"

Tottenham do të përballet me Manchester United të mërkurën (21:15), në ditën e 12-të të Premier League. Përpara këtij takimi, trajneri i Spurs, ka folur me superlativa për yllin portugez.

18 Tetor 2022, 12:47 Nga DOSJA

Conte: "Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të

ANGLI - Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj “Djajve të Kuq” (21:15), trajneri i Tottenhamit, italiani Antonio Conte ka folur me superlativa për ylli e futbollit portugez, që luan te Unitet: 

"Unë mendoj, se jam personi i fundit që kam dyshime për cilësitë e Cristiano Ronaldos, sepse sezonin e kaluar ai shënoi një hat-trick kundër nesh (3-2, 12 mars 2022). Dhe unë kryqëzoj gishtat që kjo të mos ndodhë më. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, një ‘top’ lojtar dhe po flasim për një lojtar që vazhdon të bëjë diferencën. 

Cristiano dhe (Lionel) Messi kanë bërë histori të futbollit gjatë 10-15 viteve të fundit. M Mendoj se nuk ka fjalë aq të forta për të përshkruar madhështinë e këtyre lojtarëve. Unë kam një admirim të madh për Cristianon dhe për profesionalizmin e tij. Ne humbëm ndaj tij, jo ndaj United sezonin e kaluar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll