Sport

Taekwondo, pjesë e programit mësimor edhe në shkollat shqiptare...

Presidenti i KOKSH-it negocion presidentin e Federatës Botërore të Taekwondos në Seul

18 Tetor 2022, 12:24 Nga DOSJA

Taekwondo, pjesë e programit mësimor edhe në shkollat

TIRANE - Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, në vizitën e tij në Seul të Koresë së Jugut është takuar me presidentin e Federatës Botërore të Taekwondos, Doc.Prof, Lee Dong Sup.

Takimi u zhvillua në selinë qëndrore të Federatës Botërore të Taekwondos, ku presidenti i KOKSH-it shoqërohej nga zëvendësministri i sporteve, Endrit Hoxha, “mjeshtri” Kim Yong Ki, themelues i taekwondosë në Shqipëri dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima.

Veç kortezive të rastit, nga presidenti i Federatës Botërore, Lee Dong Sup, u organizua edhe një ceremoni për vlerësimin e presidentit të KOKSH-it, me ‘7 Dan Nderi’, një vlerësim ky sporteve koreane për të treguar nivelin e aftësisë jo vetëm në sport.

Zyrtarët shqiptarë, gjithashtu biseduan hapjen e zyrës ballkanike Taekwondos në Tiranë, si dhe ndërtimin e strategjisë për futjen e zhvillimin e këtij sporti në shkollat shqiptare. Në fund të takimit, presidenti Ylli, së bashku me zv.ministrin Hoxha ftuan z. Lee Dong Sup të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

Taekwondo, pjesë e programit mësimor edhe në shkollat

B.T (Dosj.al)

Sondazh

Poll