Sport

“Topi i Artë në shtëpi”! Nga L'Équipe te gazeta argjentinase Clarín, bota e futbollit nderon Benzema-n (video)

I gjithë planeti i futbollit nderon Karim Benzema-n. Futbollisti francez është fituesi i edicionit të 66-të të Topit të Artë.

18 Tetor 2022, 12:50 Nga DOSJA

“Topi i Artë në shtëpi”! Nga L'Équipe te

PARIS- I gjithë planeti i futbollit nderon Karim Benzema-n. Futbollisti francez është fituesi i edicionit të 66-të të Topit të Artë. Sulmuesi i Real Madrid është bërë lojtari i 5-të francez që fiton këtë çmim.Në mënyrë të pashmangshme, mëngjesin e ditës së martë Benzema ka qenë në kopertinën e çdo gazete të madhe. Në faqen e parë L'Équipe, ka vendosur si titull kryesor: "Topi i Artë në shtëpi. Njëzet e katër vjet pas Zinédine Zidane, ishte idhulli i tij që i dha atij trofeun e çmuar.”Për gazetën tjetër franceze Le Progrès, sulmuesi tani është "një legjendë".

Kurorëzimi i Karim Benzemas ka bërë xhiron e mediave edhe në Spanjë, ku sulmuesi ka shkëlqyer për më shumë se një dekadë me klubin e tij Real Madrid. Ai është në kopertinën e të përditshmes madrilene AS e cila shkruan: "Banjo e artë", ndërsa për Marca-n, ky kurorëzimi është "Drejtësi dhe Ar".

Mundo Deportivo e ka titulluar: 'Ar i pastër'. Topi i Artë për Benzemën kalon Atlantikun ku e përditshmja argjentinase Clarín vë në dukje "mungesën e Lionel Messit" në 30 vendet e para. Me pak fjalë, i gjithë planeti i futbollit është krejtësisht i çmendur pas Karim Benzemës.

E.Ç (Dosja.al)

benzema

Sondazh

Poll