Sport

Nainggolan në vorbullën e kritikave: piu duhan në stol, pezullohet nga Antwerp...

Pasi u arrestua nga që ngiste një makinë pa patentë, ish-mesfushori i Interit u pezullua për një kohë të pacaktuar nga skuadra

18 Tetor 2022, 11:23 Nga DOSJA

Nainggolan në vorbullën e kritikave: piu duhan në stol,

BELGJIKE - Radja Nainggolan i rikthehet vorbullës së kritikave. Pasi u arrestua nga që ngiste një makinë pa patentë, ish-mesfushori i Interit u pezullua për një kohë të pacaktuar nga Antwerp, pasi kishte pirë një cigare elektronike në pankinë para ndeshjes së humbur me Standard Liege. 

Nëpërmjet një storie të postuar në Instagram, belgu kërkoi falje: "Më vjen keq për atë që bëra. E kuptoj që është e gabuar, por në atë moment nuk e mendova vërtet. Klubi mori një vendim që unë vetëm duhet ta pranoj edhe nëse mendoj se është paksa e rëndë. Do të përpiqem të jap kontributin tim në një mënyrë apo në një tjetër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll