Sport

Pohimi tronditës, Florentino Pérez nuk lexon më "as ato që thuhen për Mbappe"...

Presidenti i Real Madridit siguroi radion spanjolle se nuk ishte i interesuar për informacione rreth Kylian Mbappe. Sulmuesi francez mohoi të dielën se kishte kërkuar të largohej nga PSG në janar.

18 Tetor 2022, 15:12 Nga DOSJA

Pohimi tronditës, Florentino Pérez nuk lexon më "as ato

FRANCE - Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez siguroi radion spanjolle Cadena Ser, se nuk ishte i interesuar më për informacione rreth Kylian Mbappé. “Nuk është se më shqetëson, unë nuk lexoj më se çfarë thuhet për Mbappen”,- tha Pérez gjatë natës nga e hëna në të martë. 

“Kemi kaluar një verë të mirë, kështu që kjo nuk është më e rëndësishme”,- tha presidenti i Realit, duke iu referuar ardhjes së francezit gjatë sezonit të kaluar. Sakaq Mbappe mohoi të dielën, pas fitores së PSG-së kundër OM (1-0), se ka kërkuar që të largohet sa më shpejt nga klubi parizien, gjatë afatit kalimtar të ardhshëm dimëror, në janar. 

“Nuk mund të dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por për momentin lojtarët e Real Madridit po bëjnë përparim spektakolar në sulm,- tha Pérez. - Rodrygo dhe Vinicius janë dy talentë, janë të rinj 21 dhe 22 vjeç, që kanë gjithë jetën përpara për të vazhduar të përparojnë. Me numrin e lojtarëve të rinj që kemi, nuk po shkojmë shumë keq. Tchouaméni, Camavinga, Rodrygo, Fede Valverde, Vinicius, Militao... Kemi një të ardhme shumë premtuese”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll