Sport

Edicioni i 66-të/ Ja të gjithë fituesit e çmimeve në mbrëmjen e “Topit të Artë”…

Ceremonia e “Topit të Artë” të “France Football” përfundoi të hënën me kurorëzimin e Karim Benzema, francezi i pestë që vendos emrin e tij në listë. Tek femrat për here të dytë fitoi spanjolja Alexia Putellas. Ja të gjithë fituesit.

18 Tetor 2022, 07:49 Nga DOSJA

Edicioni i 66-të/ Ja të gjithë fituesit e çmimeve në

FRANCE - Karim Benzema i Real Madridit fitoi “Topin e Artë” të France Football të hënën, duke u bërë francezi i pestë që vendos emrin e tij në listë, i pari pas Zinédine Zidane më 1998. Te femrat, spanjolja Alexia Putellas e Barcelonës triumfoi për të dytin vit radhazi në një mbrëmje, ku gjithashtu portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois fitoi trofeun ‘Yachine’.

Ja dhe lista e plotë e ceremonisë së 66-të të “Topit të Artë”

“Topi i Artë” për meshkuj: Karim Benzema (Francë, Real Madrid)
”Topi i Artë” për femra: Alexia Putellas (Spanjë, FC Barcelona)
Trofeu ‘Yachine’: Thibaut Courtois (Belgjikë, Real Madrid)
Trofeu ‘Kopa’: Gavi (Spanjë, FC Barcelona)
Çmimi ‘Gerd Müller’: Robert Lewandowski (Poloni, Bayern Munich/FC Barcelona)
Çmimi ‘Socrates’: Sadio Mané (Senegal, Liverpool/Bayern Munich)                         ‘Klubi i Vitit’: Manchester City (Angli)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll