Aktualitet

Protesta e pedagogëve/ Kovaçi: Nesër mblidhemi sërish! Organizohen universitetet e rretheve

Pedagogët vijojnë protestën edhe nesër.

17 Tetor 2022, 12:20 Nga A.B
Protesta e pedagogëve/ Kovaçi: Nesër mblidhemi sërish!
Sander Kovaci

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët e universiteteve bojkotuan mësimin gjatë nisjes së vitit të ri akademik. Ai sqaroi se bojkoti do të ishte total dhe se pedagogët e universitetit të Tiranës do të mblidheshin para politeknikut, ndërsa ata të rretheve të mblidhen para universiteteve të tyre ditën e nesërme.

“Pedagogët iu përgjigjën kërkesave tona. Nesër të gjithë pedagogët e Tiranës do të jenë të qendërzuar në universitetin Politaknik. Ndërsa universitetet e rretheve në qendrat e tyre. Ajo që dua të theksoj është se bojkotimi është total nga ora 08:00 ndërsa në 10:00 do jetë takimi”-tha Kovaçi.

protesta e pedagogeve sander kovaci

Sondazh

Poll