Aktualitet

Mësimi në Universitetin e Durrësit nis pjesërisht, 1700 studentë ulen në auditore për herë të parë

Pedagogët që kanë bojkotuar auditoret i përkasin kryesisht fakultetit të shkencave politike-juridike dhe atij të biznesit.

17 Tetor 2022, 11:38 Nga I.A

  

Mësimi në Universitetin e Durrësit nis pjesërisht,
Universiteti i Durrësit

DURRËS- Mësimi në Universitetin e Durrësit ka nisur në mënyrë të pjesshme. Pasi në disa fakultete pedagogët kanë dalë në protestë, ndërkohë që të tjerë kanë vazhduar mësimin normalisht. Pedagogët që kanë bojkotuar auditoret i përkasin kryesisht fakultetit të shkencave politike-juridike dhe atij të biznesit.

Rreth 1700 studentë do t’i bashkohen auditorëve të saj në sistemin “Bachelor” dhe programet profesionale 2-vjeçare këtë vit akademik. Në raundin e parë ka pasur afërsisht 1300 regjistrime, ndërsa 400 të tjera janë bërë gjatë raundit të dytë. Këtë vit akademik, infermieria, fizioterapia, financë-kontabiliteti dhe teknologjia e informacionit janë degët më të kërkuara prej tyre, ndërsa ka rënë interesi për degën e juridikut. 

Fakulteti i Studimeve Profesionale me degët në shkencat teknike mjekësore, ai i Biznesit me financë-kontabilitet dhe fakulteti i Teknologjisë së Informacionit kanë qenë më të preferuarit për studentët e regjistruar gjatë 2 raundeve të para. Rënie të interesit të studentëve ka pasur për disa degë të fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike, përfshirë dhe atë të drejtësisë.

universiteti i durrësit protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll