Aktualitet

Organizonte lojra fati, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Në pranga është vënë një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.H. Ai është kapur në një lokal duke vënë baste sportive përmes aparatit celular.

17 Tetor 2022, 12:14 Nga k.m.
Organizonte lojra fati, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të lojërave të paligjshme të fatit në Tiranë. Në pranga është vënë një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.H. Ai është kapur në një lokal duke vënë baste sportive përmes aparatit celular.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave". Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientin e një lokali. Vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi: - A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranës tirane

Sondazh

Poll