Aktualitet

S'mban dot lotët! Momenti kur Tina Pajollari shoqërohet e prangosur në furgonin e policisë

Pajollari, dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën por edhe se kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes.

17 Tetor 2022, 11:39 Nga A.B
S'mban dot lotët! Momenti kur Tina Pajollari shoqërohet e
Martina Pajollari

KORÇË- Dosja.al siguron videon kur Martina Pajollari, del nga seanca gjyqësore për t'u dërguar në burg. Vajza 18-vjeçare, e cila shihet duke qarë dhe vrapuar, nuk kthen përgjigje për pyetjen e cila iu drejtua nga gazetari: A i pranoni akuzat?

E reja, dyshohet se ka qënë bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços. Ajo mohoi akuzat ndërsa ka deklaruar se policia i ka bërë presion. 

Pajollari, dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën por dhe se kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes. Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

martina pajollari martin ceco

Sondazh

Poll