Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë gruaje në bregdetin e Durrësit

Policia e Shtetit ka bërë me dije se viktima është identifikuar me inicialet Sh.S., ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

17 Tetor 2022, 11:55 Nga k.m.
Gjendet një trup i pajetë gruaje në bregdetin e Durrësit
Foto ilustruese

DURRËS- Një 60-vjeçare nga Tirana ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Durrësit. Policia e Shtetit ka bërë me dije se viktima është identifikuar me inicialet Sh.S., ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e shtetit

Sondazh

Poll