Aktualitet

Kërkuan dëshminë e Pajollarit/ Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit të 2 vëllezërve Mollaj

Avokati mbrojtës i kushërinjve Mollaj, Valter dhe Edlir Mollaj, Nevzat Tarelli hodhi dyshime mbi dëshminë  e vajzës, Tina Pajollari (Martina), e cila sipas tij ka qenë nën presion dhe ka ndryshuar dy herë deklaratën.

17 Tetor 2022, 11:25 Nga A.B
Kërkuan dëshminë e Pajollarit/ Gjykata rrëzon
Gjykata

KORÇË- Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën e avokatëve Valter dhe Edlir Mollaj, për të siguruar dëshminë e Martina Pajollarit. 

Avokati mbrojtës i kushërinjve Mollaj, Valter dhe Edlir Mollaj, Nevzat Tarelli hodhi dyshime mbi dëshminë  e vajzës, Tina Pajollari (Martina), e cila sipas tij ka qenë nën presion dhe ka ndryshuar dy herë deklaratën. Avokati foli për një ndikim të vajzës ndërsa tha se Tina dhe bariu i arrestuar, Blenti Angjo janë të dy me të njëjtën dëshmi të cilën e rrëzojnë dhe prandaj dyshon se ka një manipulim. 

18-vjeçarja Tina Pajollari u la ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ajo pranoi se ishte në vendin e krimit e më pas e mohoi duke thënë se ishte ndjerë nën presion nga Policia. Në burg për vrasjen janë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj bashkë me bariun, Blenti Angjo. Ata akuzohen se kanë vrarë të riun Martin çeço, 26 vjeç me të cilin Pajolari dyshohet se kishte një lidhje. Por paralelisht me çeçon, 18-vjeçarja mësohet se ka patur një lidhje edhe me njërin prej autorëve. Nga dinamika e ndërtuar nga prokuroria, dyshohet se vajza e nxorri në pritë 26-vjeçarin natën e vrasjes. Ajo tha në polici fillimisht se krimin e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Kjo dëshmi është mbështetur edhe nga bariu. Por disa herë që prej arrestimit, e reja e ka ndryshuar dëshminë. 

martina pajollari

Sondazh

Poll