Aktualitet

'Është sëmurë por gjallë'/ 'Kërcënon' avokati i Lefter Kokës: Do dëgjoni fakte dhe prova të tjera

Avokati deklaron se gjykata rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Kokës për zëvendësim të masës së sigurisë, edhe pse është në gjendje të rënduar shëndetësore.

17 Tetor 2022, 11:29 Nga A.B
'Është sëmurë por gjallë'/
Avokati

TIRANË- Avokati i Lefter Kokës, Julian Mërtiri deklaroi ditën e sotme se është e padrejtë që ish-ministri të mbahet në paraburgim pasi është në gjendje të rënduar shëndetësore. Për mediat, ai bën të ditur se Gjykata rrëzoi kërkesën e Kokës për zëvendësim të masës së sigurisë, edhe pse është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai paralajmëron se në vijim do të dalin fakte dhe prova të reja. 

'Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rëndura shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë ë mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nënor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me whatsapp. Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.  Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”,  tha avokati.'- u shpreh ai. 

Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lejë në burg ish ministrin Lefter Koka në maj të këtij viti. Ai akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.

lefter koka

Sondazh

Poll