Aktualitet

Lëvizja Studentore: Ne duhet të dalim në protestë bashkë me pedagogët, të organizohemi

Po ashtu ata kanë dekelaruar se pedagogët duhet që të bëjnë një kërkesë të përbashkët që të përfshihen edhe ata në protestë dhe jo vetëm rritja e pagës së tyre.   

17 Tetor 2022, 11:24 Nga I.A
Lëvizja Studentore: Ne duhet të dalim në protestë
Foto Ilustruese

TIRANË- Lëvizja për Universitetin ka deklaruar se do të nisin një protestë, për plotësimin e kushteve të tyre. Në një deklaratë për mediat, ata kanë theksuar se qeveria po shtyn burokracinë universitare të rrisë shpenzimet për studentët. Po ashtu ata kanë dekelaruar se pedagogët duhet që të bëjnë një kërkesë të përbashkët që të përfshihen edhe ata në protestë dhe jo vetëm rritja e pagës së tyre.   

“Sot studenti shqiptar ka gjithnjë e më pak kohë për të studiuar. Indiferenca qeveritare po shtyn mijëra të rinj drejt emigracionit. Qeveria po e shtyn burokracinë universitare të rrisë shpenzimet për studentët. Ne do luftojmë për një universitet që nuk përjashton askënd për arsye ekonomike. Ata kanë harruar që duke u rritur paga e tyre na rritet edhe pagesat tona. Sot jemi vetëm për studentët. Organizimi duhet të jetë mes studentëve dhe pedagogëve. Se po rritën vetëm pagat e tyre do rriten tarifat tona. Pedagogët duhet të bëjnë një kërkesë më të plotë që të përfshihemi edhe ne. Që të mos dalin vetëm për rritjen e rrogave. Është penalizuese për çdo student që vjen çdo ditë dhe kërkon të marrë dije në universitet. Ne e kemi bërë publike përgjigjen që na kanë kthyer. Unë mendoj që kjo gjë kërkon organizim në të gjitha fakultetet”, thuhet në deklaratë.

lëvizja për universitetin protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll