Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Saraçi: Bojkoti do vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat

Pedagogu Peter Saraçi për mediat deklaroi se nuk do të zhvillohet asnjë orë mësimi deri në plotësimin e kushteve.

17 Tetor 2022, 12:03 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, Saraçi: Bojkoti do vazhdojë deri sa
Peter Saraçi

SHKODËR- Universiteti i Shkodrës ka bojkotuar mësimin sot duke iu bashkuar protestës së pedagogëve Pedagogu Peter Saraçi për mediat deklaroi se nuk do të zhvillohet asnjë orë mësimi deri në plotësimin e kushteve. Ai u shpreh se ata janë treguar realistë në pikat e tyre dhe ata janë në rrugën e duhur.

“Aktualisht pjesa dërrmuese e profesorëve i janë bashkuar thirrjes së bojkotit dhe nuk po zhvillohet mësimi. Bojkoti do të realizohet derisa të realizohen pikat. Kjo lloj proteste nuk është as kundër kryeministrit as rektores, është për të përmirësuar kushtet. Na është dërguar një shkresë ku është deklaruar se cilat pika janë përmbushur, por tre pika ende nuk janë përmbushur dhe ne do të vazhdojmë derisa të realizohen. Kjo protestë nuk është për interesin e një individi, por për të gjithë pedagogët. Presim që edhe kolegët e tjerë të na bashkohen. Ne jemi treguar realistë në pikat tona dhe besoj se jemi në rrugën e duhur,” tha Saraçi.

peter saraçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll