Aktualitet

FOTOT- Sot protestojnë! Pedagogë dhe studentë mbushin oborrin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Një nga pikat që këmbëngulin më tepër pedagogët është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

17 Tetor 2022, 11:13 Nga A.B
FOTOT- Sot protestojnë! Pedagogë dhe studentë mbushin oborrin
Pedagoget

TIRANË- Oborri i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është mbushur me pedagogë dhe me studentë. Ndryshe nga vitet e kaluara, mësimi është bojkotuar nga të dyja palët, duke mbështetur kërkesat që pedagogët kanë parashtruar prej kohësh. Ata kërkojnë nga Qeveria rritje pagash dhe plotësim të 9 pikave të tjera. 

Një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ 
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë 
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare 
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll