Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Isufi: Universiteti i Arteve ka bojkotuar mësimin, kemi në harmoni me studentët 

Një nga pedagogët në këtë universitet ka deklaruar se në çdo fakultet ka ndaluar mësimi dhe se pëdagogët kanë dalë në oborret e fakulteteve.

17 Tetor 2022, 10:51 Nga I.A

Protesta e pedagogëve, Isufi: Universiteti i Arteve ka bojkotuar

TIRANË- Njësoj si Universitetet e tjera po ashtu edhe pedagogët e Universitetit të Arteve kanë dalë në protestë ditën e sotme. Pedagogu Ardian Isufi ka deklaruar se në çdo fakultet ka ndaluar mësimi dhe se pëdagogët kanë dalë në oborret e fakulteteve. Po ashtu ai ka theksuar se ata kanë dhe mirëkuptimin e studentëve. 

"Fakultetet në Universitetin e Arteve janë në bojkot. Pedagogët janë në oborret e fakulteteve dhe po bojkotojnë mësimin. Kemi dhe mbështetjen e studentëve, gjë që e bën me të lehtë këtë protestë. Ne duam që të kapin vendet e rajonit, nëse do shihni hartën në Evropë ne jemi vendi i vetëm me pagat më të ulta në kontinent. Qeveria duhet të shoh këtë pasi e ka premtuar rritjen e pedagogëve 8 vjet më përpara. Kemi mbështetjen më të madhe të pedagogëve, sot bojktoti është në fakultete. Ne jemi në harmoni të aksionit të pedagogëve së bashku me studentët," tha Isufi

protesta e pedagogëve ardian isufi

Sondazh

Poll