Sport

Edhe kjo i duhej presidentit katalanas! Arrestohet në Madrid djali i Laportës…

Ngjarjet kanë ndodhur mesditën e djeshme në një lokal në kryeqytet

17 Tetor 2022, 07:22 Nga DOSJA

Edhe kjo i duhej presidentit katalanas! Arrestohet në Madrid djali i

SPANJE - Nuk ka qenë një pasdite për t'u mbajtur mend për Joan Laportan. Barcelona ka humbur El Clasicon në ‘Bernabeu’ dhe një nga djemtë e tij është arrestuar në kryeqytet për një debat me partneren e tij.

Guillem Joan Laporta, djali i mesëm i presidentit katalanas, po festonte ditëlindjen në një restorant në Madrid dhe ka përfunduar i arrestuar pas një debati me partneren e tij, e cila e ka shoqëruar në komisariat.

Ngjarjet kanë ndodhur rreth tre pasdite në një restorant pranë ‘Santiago Bernabeu’. Ka pasur debat, por në asnjë rast akt të dhunshëm. Çifti mohoi në polici se ishin keqtrajtuar.

Thirrja në forcat e sigurisë është bërë nga shoqëruesit e një ministri që ndodhej në lokal. Djali i presidentit të Barcelonës do të shkojë në gjykatë në orët e ardhshme. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll