Sport

Gaboi ndaj Barcelonës, por Kristjan Asllani u prit me duartrokitje nga tifozët e Interit (video)

Kristjan Asllani hyri në fushën e lojës në minutën e 72’ në takimin Inter-Salernitana përfunduar me shifrat 2-0.

16 Tetor 2022, 20:03 Nga DOSJA

Gaboi ndaj Barcelonës, por Kristjan Asllani u prit me duartrokitje nga

ITALI- Kristjan Asllani hyri në fushën e lojës në minutën e 72’ në takimin Inter-Salernitana përfunduar me shifrat 2-0. Kur mesfushori shqiptar mori vendin e Mkhitaryan, në San Siro janë ngritur të gjithë tifozët për të duartrokitur jo vetëm lojtarin që doli nga fusha, por edhe mesfushorin shqiptar për t’i dhënë mbështetje. Gjithçka lidhet me mënyrën e përjetimit pas asaj që ndodhi në takimin Barcelona-Inter, ku 20-vjeçari humbi mundësinë e artë për të shënuar golin e fitores.

Por tifozët e Interit janë dashuruar me Asllanin për shkakun e mënyrës së përjetimit pas asaj që ndodhi, gjë e cila nuk shihet shpesh në futbollin modern që zakonisht është i fokusuar te paratë dhe jo te ndjenja.

Për këtë arsye, në minutën e 72 të takimit kur Asllani mori vendin e Mkhitaryan, në San Siro janë ngritur të gjithë tifozët për të duartrokitur jo vetëm lojtarin që doli nga fusha, por edhe mesfushorin shqiptar për t’i dhënë mbështetje.

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll