Sport

Liverpool-Man.City, 100 minuta ankth dhe emocione, Salah i shkakton humbjen e parë Guardiolës (video)

100 minuta ankth dhe dramë në 'Anfield' në takimin Liverpool-Manchester City. Ekipi drejtuar nga Jurgen Klopp fiton me shifrat 1-0, duke e ndezur edhe më shumë garën në Premier League.

16 Tetor 2022, 19:39 Nga DOSJA

Liverpool-Man.City, 100 minuta ankth dhe emocione, Salah i shkakton humbjen e

ANGLI- 100 minuta ankth dhe dramë në 'Anfield' në takimin Liverpool-Manchester City. Ekipi drejtuar nga Jurgen Klopp fiton me shifrat 1-0, duke e ndezur edhe më shumë garën në Premier League. Një pjesë e parë me shume raste,por me dy skuadrat që nuk arritën të shënonin.

Në pjesën e dytë, Foden do të shënonte në minutën e 53' për Manchester Cityn, por VAR e konsideroi të parregullt pas një kontakti të Haaland ndaj Fabinhos që u konsiderua si ndërhyrje e parregullt. Liverpool luan shumë me kundërsulme dhe pikërisht në minutën e 76' Salah do të shënonte golin e fitore, duke bërë një lëvizje të zgjuar ndaj Joao Cancelos.

U luajtën rreth 10 minuta shtesë deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit, por festa ishte tëra për “The Reds”, që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 13 pikëve, ndërsa City mbetet në kuotën e 23 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

premier league manchester city liverpool

Sondazh

Poll