Sport

Mbappé: "Jam i tronditur, nuk kam kërkuar kurrë largimin tim në janar"...

Sulmuesi parizien mohoi të dielën informacionin që ka qarkulluar në lidhje me dëshirën e tij për t'u larguar në janar.

17 Tetor 2022, 06:49 Nga DOSJA

 

Mbappé: "Jam i tronditur, nuk kam kërkuar kurrë largimin

FRANCE - Pas fitores së PSG kundër OM të dielën (1-0), Kylian Mbappé mohoi në zonën mikse informacionin që qarkullon për dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi parizien, gjë që është edhe konfirmuar nga ata përreth tij. "Jam shumë i lumtur. Nuk kam kërkuar asnjëherë largimin tim në janar. Informacioni që doli në ditën e ndeshjes nuk e kuptova. Unë nuk jam i përfshirë drejtpërdrejt, apo tërthorazi në këtë informacion”, u tha ai gazetarëve të pranishëm në korridoret e ‘Parc de Princes’.

Sulmuesi francez shtoi: “Isha i tronditur nga ky lajm sa të gjithë. Njerëzit mund të mendojnë se jam i përfshirë, nuk jam fare. Po bëja një sy gjumë, shoqëruesi im ishte në ndeshjen e vëllait tim të vogël (Ethan, luan me PSG U-19). Ne u habita kur e mora vesh. Më pas, kisha një ndeshje për të luajtur. Thjesht desha të them që është krejtësisht false, jam shumë i lumtur këtu”. 

Lidhur me informacionin e zbuluar këtë javë nga Mediapart, sipas të cilit PSG-ja do të kishte porositur një agjenci komunikimi për të krijuar një "ushtri" llogarish të rreme në Twitter për të kryer fushata "të dhunshme dhe të ndyra" kundër personaliteteve, përfshirë edhe veten e tij, Mbappé siguroi se donte të ishte i fokusuar në fushë:

“Unë jam një futbollist. Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj, të jap më të mirën nga vetja në fushë, nëse filloj të shpërndahem shumë, do të lodhem shumë shpejt. Jam i fokusuar vetëm në fitoren e ndeshjeve dhe fitimin e titujve. Presidenti? Nuk e kam parë, e pashë vetëm sot (e diel) para ndeshjes, na uroi fat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll