Sport

‘Plani i Zotit’! Rodrygo përshëndet fansat, duke zgjedhur titullin e një kënge të Drake, logoja e të cilit ishte në fanelën e Barçës

Pas fitores 3-1, numri '21' i ‘los blancos’ ka postuar në rrjetet e tij sociale një shënim, për t'u bërë ndjekësve të tij një 'dhuratë', që e ka bërë Real Madridin të dashurohet pas tij.

17 Tetor 2022, 07:11 Nga DOSJA

‘Plani i Zotit’! Rodrygo përshëndet fansat, duke zgjedhur

SPANJE - Rodrygo hyri në fushën e lojës në minutën e 85-të për të shënuar një penallti, të cilën ai vetë e fitoi në ‘El Clasicon’ e futbollit spanjoll. Sulmuesit brazilian iu deshën vetëm pesë minuta për të lënë sërish gjurmë në një ndeshje me rëndësi maksimale. Pas fitores 3-1, numri '21' i ‘los blancos’ ka postuar në rrjetet e tij sociale një shënim, për t'u bërë ndjekësve të tij një 'dhuratë', që e ka bërë Real Madridin të dashurohet pas tij.

Pak ditë më parë, FC Barcelona publikoi në mediat e saj, se fanela që do të vishnin lojtarët e saj gjatë ‘El Clasicos’ do të pësonte një ndryshim të vogël . Për shkak të marrëveshjes me Spotify, fanela e Barcelonës do të mbante simbolin e një bufi përpara. Logoja e reperit të famshëm Drake, do të shoqëronte lojtarët e Xavi Hernández gjatë ‘El Clasicos’, si një sponsorizim pasi kënga theu rekordin e dëgjimit në platformën muzikore.

Pas humbjes së Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’, sulmuesi brazilian vendosi të festojë fitoren dhe golin e tij me një foto... dhe një mesazh misterioz që ka shërbyer për të mbyllur luhatjen virale: "Plani i Zotit", lexohet në publikimin e tij. 

‘Plani i Zotit’! Rodrygo përshëndet fansat, duke zgjedhur

Rodrygo nuk e humbi rastin që kundërshtarët e lanë të kërcente brenda zonës dhe si çdo sulmues i mirë, përfundoi duke dërguar 'goditjen' e tij direkt në zemrën e tifozit të Barçës, teksa realizoi nga penalltia, golin që i vuri vulën fitores madrilène. Titulli që ai zgjodhi për postimin e tij është gjithashtu një nga këngët më të famshme të Drake, i cili vetëm në Spotify ka më shumë se 2 miliardë klikime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll