Sport

'Le Classique' shkon për PSG, goli i Neymar mjafton për të mposhtur Marseille (video)

PSG nuk gabon në 'Parc des Princes' dhe fiton kundër Olympique Marseille me shifrat 1-0 falë një goli të Neymar.

16 Tetor 2022, 23:16 Nga DOSJA

'Le Classique' shkon për PSG, goli i Neymar mjafton për

FRANCË- PSG nuk gabon në 'Parc des Princes' dhe fiton kundër Olympique Marseille me shifrat 1-0 falë një goli të Neymar. Skuadra vendase e nisi fuqishëm ndeshjen me Messin, i cili krijoi një mundësi për të shënuar në minutën e 3', por Pau Lopez u tregua në gatishmëri. Vetëm disa sekonda nga përfundimi i pjesës së parë, me anë të një kundërsulmi, Mbappe pason për Neymar, me brazilianin që ia del të shënojë.

Me rifillimin e pjesës së dytë, PSG vazhdon sulmet, por Marseille mbrohet me forca të shumta. Çdo gjë shkoi keq për ekipin e Tudor, pasi në minutën e 72' Gigot lë Marseille me dhjetë lojtarë pas një ndërhyrje të keqe. Me këtë fitore ekipi i PSG vazhdon kryesimin në kuotën e 29 pikëve, ndërsa kjo ishte humbja e dytë radhazi për Marseille që shkon në vendin e katërt me 23 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

psg neymar marseille

Sondazh

Poll