Sport

Tonali prish debutimin e Bocchettit te Verona, Milan fiton dhe mban ritmin e Napolit

Milan fiton 2-1 ndaj Veronës dhe ashtu si vitin e kaluar falenderon Tonalin, autorin e golit vendimtar në minutën e 81-të.

16 Tetor 2022, 23:07 Nga DOSJA

Tonali prish debutimin e Bocchettit te Verona, Milan fiton dhe mban ritmin e

ITALI- Milan fiton 2-1 ndaj Veronës dhe ashtu si vitin e kaluar falenderon Tonalin, autorin e golit vendimtar në minutën e 81-të. Ndeshja kishte shkuar mirë për kuqezinjtë, falë një autogoli të Velosos në minutën e 9', megjithatë dhjetë minuta më vonë vendasit do të barazonin me golin e Gunter, falë devijimit të mbrojtësit Gabbia.

Në pjesën e dytë Verona mund të kishte shënuar golin e dytë me Piccolin, por goditja me kokë u stampua në traversë. Në momentin më të mirë të Veronës, Tonali do të shënonte golin e fitores. Një fitore që prish debutimin në pankinë të Salvatore Bochetit. Tani ekipi kuqezi mbetet -3 pikë nga Napoli kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

milan verona

Sondazh

Poll