Sport

‘Përralla’ e Union Berlinit nuk ndalet, mundi Dortmundin dhe +4 nga Bayern…

Dopieda e Haberer mjaftoi kundër verdhezinjve, 5-0 skuadra e Nagelsmann kundër Freiburgut. Koln fitoi me përmbysje…

17 Tetor 2022, 06:38 Nga DOSJA

‘Përralla’ e Union Berlinit nuk ndalet, mundi Dortmundin dhe +4

GJERMANI - Në Bundesligë, ‘përralla’ e Union Berlin nuk ndalet: në ditën e dhjetë, kryesuesit mundën 2-0 Dortmundin dhe mbeten të parët në renditje në +4 ndaj Bayernit, në ndeshjen ku mjaftoi vetëm Habererit (8' dhe 21'), që dopiedën e tij fiksoi fitoren. 

Nga ana tjetër, skuadra e Nagelsmann mposht Friburgun 5-0 në ‘Allianz Arena’ me golat e Gnabry (13'), Choupo-Moting (33'), Sané (53'), Mané (56') dhe Sabitzer (80').

Kolni fiton 3-2 ndaj Augsburgut dhe është një nga skuadrat që lufton për Europën. Suksesi erdhi në rikthim, pasi mysafirët kalojnë në minutën e 14-të me Niederlechner. Protagonist për mikpritësit është Tigges: (47’, 81’) që fiksoi rezultatin. Caligiuri (68') barazoi përkohësisht shifrat në 2-2 pas golit të Huseinbasic (61’). Ausgburg u rrëzua pas tri fitoreve dhe një barazimi.

Pas ndeshjeve të javës së 10-të, Union Berlin konfirmoi vendin e tij të parë, ndërsa Dortmundi ra në -7 nga kreu dhe mbeti në kuotën e 16 pikëve së bashku me Mönchengladbach dhe Koln. Sakaq, Bayerni zë vendin e dytë me -4 nga ‘surpriza’ e Union Berlinit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll