Sport

Plas në kampionatin e femrave mes Aston Villa dhe West Ham, lojtaret përleshen keq: "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë"

Botës së futbollit i bëri shumë përshtypje ajo që ndodhi në një ndeshje të kampionatit anglez për femra mes Aston Villas dhe West Ham.

16 Tetor 2022, 19:04 Nga DOSJA

Plas në kampionatin e femrave mes Aston Villa dhe West Ham, lojtaret

ANGLI- Botës së futbollit i bëri shumë përshtypje ajo që ndodhi në një ndeshje të kampionatit anglez për femra mes Aston Villas dhe West Ham. Tensioni shpërtheu dhe nuk mungoi konflikti fizik.
Gjithçka erdhi në minutat e fundit të ndeshjes ku lojtaret e West Ham po mbronin rezultatin dhe nervat shpërthyen në mes të fushës. Sarah Mayling e Aston Villa-s reagoi duke shtyrë Hawa Cissoko. Në atë moment, lojtaret u nxehën dhe të dy vazhduan të godasin.

Gjyqtari shumë pranë aksionit përjashtoi Cissokon, e cila më pas u rrethua nga lojtaret e Aston Villas, për një situatë që rrezikoi seriozisht të përshkallëzohej. Gjërat nuk mbaruan me kaq, pasi atëherë kaosi i madh erdhi edhe nga stoli, me zyrtarë të ndeshjes që patën shumë vështirësi për të ulur gjakrat.



Trajneri i Aston Villa u ankua për sjelljen e kundërshtareve dhe mbi të gjitha të Cissokos: "Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në një ndeshje, grushti në fytyrën e Cissokos nuk është i pranueshëm".

E.Ç (Dosja.al)

west ham aston villa kampionati i femrave

Sondazh

Poll