Sport

Nuk është barazimi ndaj Udineses, por cilësia e fushës, Sarri tërbohet: "Lotito të marrë një trajner tjetër"

Në fund të ndeshjes ndaj Udineses vjen një shpërthim i bujshëm nga Maurizio Sarri, i cili para fillimit të ndeshjes ndaj Udineses ishte ankuar publikisht për gjendjen e fushës së 'Olimpico-s'.

16 Tetor 2022, 18:39 Nga DOSJA

Nuk është barazimi ndaj Udineses, por cilësia e fushës,

ITALI- Në fund të ndeshjes ndaj Udineses vjen një shpërthim i bujshëm nga Maurizio Sarri, i cili para fillimit të ndeshjes ndaj Udineses ishte ankuar publikisht për gjendjen e fushës së 'Olimpico-s'. Trajneri i Lazios, duke komentuar vështirësitë që ka hasur skuadra e tij ndaj Udineses këtë herë i ka dërguar një mesazh presidentit Lotito.

"Ne kishim përgatitur ndeshjen me një sërë kundërsulmesh nga pas, pastaj çdo gjë u shkatërrua.Të dilje me një top të shpejtë ishte si të vendosje një bombë midis këmbëve. E pamundur të luash. Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë presidenti, por nëse terreni është ky duhet marrë një trajner tjetër, nuk di të luaj me këtë terren. Ndryshe do të shkojmë të luajmë në një fushë tjetër". Në këtë pikë mbetet vetëm të presim përgjigjen e mundshme të Lotitos, me pak fjalë.

E.Ç (Dosja.al)

lazio sarri

Sondazh

Poll