Sport

Totti nuk fshihet më, ish-kapiteni i Romës dhe Noemi së bashku në stadium

Ata nuk fshihen më. Pas javësh thashetheme, foto të ndryshme, dhe takime të fshehta, Francesco Totti dhe Noemi Bocchi kanë dalë në publik.

16 Tetor 2022, 18:29 Nga DOSJA

Totti nuk fshihet më, ish-kapiteni i Romës dhe Noemi së bashku

ITALI- Ata nuk fshihen më. Pas javësh thashetheme, foto të ndryshme, dhe takime të fshehta, Francesco Totti dhe Noemi Bocchi kanë dalë në publik. Fillimisht në rrjetet sociale, ku publikoi disa story në të cilat etiketonte 34-vjeçaren. Pas njoftimit të ndarjes nga Ilary Blasi, çifti më i përfolur i verës është parë në tribunat e stadiumit Louis II, në Francë.

Sezonin e kaluar të dy ishin parë së bashku në Olimpico për të parë Romën, por këtë herë ata zgjodhën një destinacion të ndryshëm dhe ndoshta më pak të vështirë. Kamerat Canal + i kanë fiksuar teksa shijojnë pa u fshehur në takimin Monaco-Clermont.

E.Ç (Dosja.al)

totti noemi

Sondazh

Poll