Sport

“Topi i Artë”/ Sa vlen, nga çfarë përbëhet dhe kush e ka projektuar trofeun?…

Trofeu prestigjoz është kthyer në një nga objektet më të çmuara në botën e futbollit

16 Tetor 2022, 11:14 Nga DOSJA

“Topi i Artë”/ Sa vlen, nga çfarë

FRANCE - Të gjithë dinë për “Topin e Artë”, por cila është historia e tij? Trofeu i famshëm u krijua në vitin 1956 nga drejtori i atëhershëm i revistës ‘France Football’ dhe pararendësi i Kupës Europiane, Gabriel Hanot. 

Stanley Matthews ishte fituesi i parë i “Topit të Artë”. Ai u bashkua në 2010 me FIFA World Player, një marrëveshje që përfundoi në 2015. Trofeu ka parë që shumë yje të lojës së bukur të futbollit ta fitojnë atë, ndërkohë që rregullat dhe estetika e tij kanë ndryshuar shumë gjatë mëse 60 vitet që organizohet ky event.

Në dorëzimin fillestar ishte vetëm për lojtarët europianë, prandaj Diego Armando Maradona nuk mundi ta fitonte kurrë. Më pas vazhdoi me konkurrencën totale midis të gjithë futbollistëve në botë, pavarësisht kombësisë, por me kusht që duhej të merrte pjesë në një klub europian.

Nga çfarë përbëhet “Topi i Artë”? Për të bërë këtë trofe, janë stampuar dy pllaka bronzi, një aliazh bakri dhe zinku (duke i dhënë kështu një shkëlqim të ngjashëm me atë të arit). Në këtë mënyrë mund t'i jepet edhe forma e një hemisfere dhe të krijohet motivi kryesor i kupës: një top futbolli. Më pas, argjendari i bashkon të dyja pjesët së bashku me një pishtar, ndërsa gdhendësi e mbush topin me një material të ngjashëm me dyllin dhe i jep formë shtresave të topit me një daltë dhe çekiç. 

Më në fund, produkti që rezulton lahet me ar, me logon e ‘France Football’ tashmë të gdhendur dhe më pas shënohet emri i fituesit të trofeut të atij viti. Më në fund trofeu është fiksuar në një piedestal, formacioni i të cilit ka një bazë piriti.

Çfarë karakteristikash ka? “Topi i Artë” aktual është 23 i gjatë dhe 23 i gjerë dhe peshon 7.200 kilogramë.

Cila është vlera e tij? Vlera e tij ekonomike është disi më e lartë se 3000 euro, megjithëse vlera e vërtetë e saj është simbolike, pasi “Topi i Artë” është një trofe i pallogaritshëm për futbollistët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll