Sport

Fitorja e parë jashtë fushe dhe kjo erdhi në derbi, Allegri i jep zemër lojtraëve: " E treguan se janë një grup"

Max Allegri po shijon fitoren në derbin kundër Torinos, por ai mundohet të shohë përpara

15 Tetor 2022, 20:58 Nga DOSJA

Fitorja e parë jashtë fushe dhe kjo erdhi në derbi, Allegri i jep

ITALI- Max Allegri po shijon fitoren në derbin kundër Torinos, por ai mundohet të shohë përpara: "Djemtë kanë treguar se janë një ekip, një grup i madh – tha trajneri në fund të ndeshjes për Dazn -. Ata kanë luajtur një lojë të bukur dhe bën një ndeshje shumë të mirë. Jam i lumtur, është fitorja e parë jashtë fushe dhe nuk ishte e lehtë. Më vjen keq për atë që kemi kaluar, ndonjëherë ngecim në disa situata nga të cilat duhet të dalim, bëmë hapin e parë, por tani duhet të vazhdojmë kështu”.

Trajneri i Juventusit foli mirë për Kean dhe Vlahovic: "E kuptova që sonte sulmuesit ishin në gjendje të merrnin epërsinë ndaj mbrojtësve, u thashë në pjesën e parë. Ata ishin mirë, Moise bëri një lojë të mirë dhe ai do ta kishte merituar golin. Milik edhe Paredes kanë bërë mirë kur kanë hyrë dhe vetëm kështu mund të fitosh.

Ky eshte vetem fillimi i një rrugë që u ndërpre pas atij barazimi me Salernitana-n. Dusan Vlahovic? Unë flas shumë me të. Sonte, pavarësisht golit, ai luajti një ndeshje të rëndësishme teknikisht. Është 22 vjeç, duhet të rritet si gjithë të tjerët".

E.Ç (Dosja.al)

allegri juventus

Sondazh

Poll