Sport

Mesazhi i Ançelotit: “Qetësohu, Vini!”...

Klubi madrilen e ka mbështetur brazilianin gjatë gjithë kohës, por ndërkohë i ka kërkuar që të luajë dhe të largohet nga situatat komprometuese.

16 Tetor 2022, 10:49 Nga DOSJA

Mesazhi i Ançelotit: “Qetësohu, Vini!”...

SPANJE - Vinícius Junior ka disa javë që është në sy të shumë njerëzve. Jo vetëm për futbollin e tij, por për gjeste të caktuara, që po analizohen në detaje. Rivalët duket se dinë si ta pengojnë brazilianin të performojë në mënyrë të kënaqshme gjatë 90 minutave.  Taktika është e qartë dhe kalon përmes ngacmimeve dhe rrënimit, ndonjëherë duke kaluar kufirin para të cilit sulmuesi humbet, duke hyrë në mosmarrëveshje të vështira për t'u kontrolluar.

Situata është shqetësuese te Real Madrid dhe përtej kërkesës ndaj arbitrit që të përpiqet të japë drejtësi në kohën e duhur, menaxherët dhe trajnerët duan gjithashtu që Vinicius të harrojë gjithçka rreth tij dhe t'i përkushtohet lojës, të jetë i njëjtë si gjithmonë, për të rikuperuar atë buzëqeshje. Klubi e ka mbështetur brazilianin në çdo gjë dhe në çdo kohë, por gjithashtu i ka kërkuar që të luajë, të largohet nga situatat komprometuese.

“Vini, qetësohu”, ia ka përsëritur Ancelotti disa herë brazilianit. Italiani, si publikisht ashtu edhe privatisht, e kam përcjellë mesazhin në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur. Ai nuk dëshiron që asgjë ta shpërqendrojë, t'ia prishë aftësinë për të mposhtur dhe lënë pas rivalët. 

Mirëkuptimi mes trajnerit dhe lojtarit është total. Ancelotti ka besuar te Vinicius që nga dita kur ai nënshkroi me Real Madridin. Ai e di se çfarë mund të japë dhe për këtë arsye i kërkon të harrojë gjithçka dhe t'i përkushtohet asaj që di, që nuk është gjë tjetër veçse të luajë futboll.

Trajneri e di që mesazhet duhet të jenë të drejtpërdrejta për lojtarët dhe pret që braziliani të jetë vendimtar. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron që ai të fokusohet në atë që ndodh me topin në mes, jo në atë që ndodh rreth tij. Braziliani ka pesë gola në ligë dhe dy asistime, të cilave u duhet shtuar edhe dy gola të tjerë në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll