Sport

“Inter, Milan, Juve dhe Roma janë teknikisht të falimentuara”, deklarata e Tares bën bujë në Itali: I mbajnë në jetë se i duhen sistemit

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios ka lëshuar një deklaratë e cila padyshim do të shkaktojë shumë polemika në Itali.

15 Tetor 2022, 23:32 Nga DOSJA

“Inter, Milan, Juve dhe Roma janë teknikisht të

ITALI- Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios ka lëshuar një deklaratë e cila padyshim do të shkaktojë shumë polemika në Itali. Drejtori sportiv mbajti një leksion me titull "Evoluimi i ligjit sportiv dhe profilet ekonomike dhe financiare të klubeve". Tare kritikoi evolucionin e futbollit ndërkombëtar. "Ne po ngasim një Ferrari që herët a vonë do të rrëzohet.

Në futboll janë shpikur gara të kota siç është Conference League, që unë e quaj gara e humbësve, apo Europa League, të cilat nuk kanë vlerë për të ardhurat që prodhojnë.Edhe Liga e Kombeve me ekipet kombëtare dhe lojtarët bëhen robotë. Luajnë çdo dy ditë e gjysëm tani dhe lojtarët nuk ia dalin dot, nuk është njerëzore. Te krijojmë më shumë të ardhura krijojmë më shumë probleme. Futbolli ka marrë rrugën e gabuar”, tha ai.

Më pas, sulmi ndaj katër klubeve italiane si Inter, Milan, Roma dhe Juventus."Sot ka klube, edhe të rangut të parë si Juve, Roma, Milan e Inter që teknikisht kanë falimentuar, por mbahen në jetë nga fakti se sistemi ka nevojë për ta. Është shumë e rëndësishme që të kesh klube me një administrim afatgjatë me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e shoqërisë’, theksoi Tare.

E.Ç (Dosja.al)

tare lazio roma

Sondazh

Poll