Sport

Humbja ndaj Teutës fatale për Edlir Tetovën, Egnatia shkarkon trajnerin! Duro ose Longo dy kandidaturat

Humbja ndaj Teutës në sekondat e fundit të takimit ishte fatale për trajnerin e Egnatias Edlir Tetova.

15 Tetor 2022, 22:31 Nga DOSJA

Humbja ndaj Teutës fatale për Edlir Tetovën, Egnatia shkarkon

RROGOZHINË- Humbja ndaj Teutës në sekondat e fundit të takimit ishte fatale për trajnerin e Egnatias Edlir Tetova. 39-vjeçari drejtoi ekipin rrogozhinas në dhjetë ndeshje, tetë në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë.

Skuadra ka grumbulluar vetëm 9 pikë pas 8 javëve kampionat, ecuri që ka ndikuar që drejtuesit e klubit të bëjnë një ndryshim në pankinë. Tani kanë nisur bisedimet për emërimin e trajnerit të ri, me Shpëtim Duron që ka kandidaturën më të fortë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ndërkohë, një emër tjetër që ka qarkulluar në ambientet e klubit këto orë është edhe ai i Diego Longos, italianit i cili në sezonin e kaluar ka drejtuar Kukësin

E.Ç (Dosja.al)

egnatia edlir tetova

Sondazh

Poll