Sport

Djali dhe ‘menaxheri’ i Christophe Galtier, nën hetim për afera transferimesh…

John Valovic-Galtier, djali i birësuar i trajnerit të PSG-së dhe "këshilltar" brenda ‘Score Agencies’, një kompani e cila menaxhon interesat e disa lojtarëve dhe trajnerëve, përfshirë babain e tij, është objekt i një hetimi paraprak të hapur në mars nga zyra e prokurorit të Nicës për “ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë së agjentit sportiv”.

16 Tetor 2022, 10:30 Nga DOSJA

Djali dhe ‘menaxheri’ i Christophe Galtier, nën hetim për

FRANCE - ‘Score Agencies’, struktura e cila menaxhon, mes lojtarëve dhe trajnerëve të tjerë edhe interesat e Christophe Galtier, është në trazira. Sipas informacioneve tona, John Valovic-Galtier (35 vjeç), “këshilltar sportiv” brenda kësaj kompanie dhe djali i birësuar i trajnerit të PSG-së, është objekt i një hetimi të hapur marsin e kaluar nga prokuroria e Nicës, për “ushtrim të paligjshëm të aktivitetit si agjent sportiv”.

Një hetim është hapur "në bazë të një raporti nga një individ i marrë fillimisht nga zyra e prokurorit publik të Marsejës dhe i transmetuar në juridiksionin tonë në shkurt 2022", na tha zyra e prokurorit publik të Nicës. 

Po ashtu, edhe prokuroria publike e Marsejës e konfirmoi këtë: "Ky rast u ndoq fillimisht nga prokurori publik i Nicës... në lidhje me juridiksionin e tij territorial". Personi i marrë në pyetje nga prokuroria është një agjent i licencuar i FFF, ndërsa nga ana e tij, John Valovic-Galtier, nuk figuron në listën e agjentëve të FFF-së.

Me qendër në Lyon, ‘Score Agencies’, menaxhohet nga Alexandre Bonnefond, i cili ka një licencë federale. Ndër "klientët" e kësaj agjencie, gjejmë Christophe Galtier, i cili stërviti OGC Nice sezonin e kaluar, përpara se t'i bashkohej klubit kryeqytetas në fillim të korrikut. Ose sulmuesi Andy Delort, i cili nënshkroi me Aiglons në gusht 2021, disa javë pasi iu bashkua strukturës së Lionit, falë aftësive ndërpersonale të Valovic-Galtier. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll