Sport

‘Efekti Conte’/ Për Tottenham, ky fillimi më i mirë ndër vite në Premier League...

Këtë sezon Spurs e kanë nisur shumë fuqishëm, duke rregjistruar 23 pikë në dhjetë ndeshje, një më pak se Arsenali kryesues dhe po aq i City i Pep Guardiola (të cilët kanë një ndeshje më pak).

16 Tetor 2022, 09:23 Nga DOSJA

‘Efekti Conte’/ Për Tottenham, ky fillimi më i mirë

ANGLI - Antonio Conte është një 'mjeshtër' i kampionateve dhe e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij, duke fituar në Serinë A me Juventusin dhe Interin dhe në Angli me Chelsean. Pas largimit nga Italia, ai mori drejtimin e Tottenhamit sezonin e kaluar, duke i çuar Spurs në Champions League.

Këtë sezon Conte e nisi shumë fuqishëm, duke rregjistruar 23 pikë në dhjetë ndeshje, një më pak se Arsenali kryesues dhe po aq i City i Pep Guardiola ( të cilët megjithatë kanë një ndeshje më pak). 

Falë punës së Antonio Contes, ky vit është fillimi më i mirë për klubin e Londrës Veriore në historinë e tij në Premier League, i cili tashmë ëndërron një sukses të paimagjinueshëm, falë drejtimit të trajnerit italian. ‘Efekti Conte’ po jep rezultatet e para te Tottenham, i cili dje mundi 2-0 Everton, pas golave të Kane (59’) me penallti dhe Hojbjerg (86’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll