Sport

Lajm i trishtë për James! Do të mungojë dy muaj dhe do të humbasë Botërorin…

Ai nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por James do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën tetë javë, para fillimit të fizioterapisë

16 Tetor 2022, 09:41 Nga DOSJA

Lajm i trishtë për James! Do të mungojë dy muaj dhe do

ANGLI - Ndeshja në San Siro ndaj kuqezinjve të Milanit për Champions League, përpos fitores, pati edhe viktima. Një lajm i keq mësohet për Reece James, Chelsean dhe kombëtaren e Anglisë. 

Pas dëmtimit të pësuar ndaj Milanit, mbrojtësi anglez i është nënshtruar ekzaminimeve të specializuara ditët e fundit, të cilat kanë rezultuar në skenarin më të keq për lojtarin.

Ai nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por James do të duhet të qëndrojë pushim për të paktën tetë javë, para fillimit të fizioterapisë. Një ndalesë, që do ta pengojë mbrojtësin të jetë pjesë në kombëtaren e tij të “Tri Luanëve” në Botërorin e Katarit.

Lajm i trishtë për James! Do të mungojë dy muaj dhe do

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll