Sport

Griezmann pas golit në Bilbao: "Kërkoj falje për dëmin që mund të kem bërë"...

Pasi i dha fitoren Atlético Madrid të shtunën në fushën e Athletic Bilbao (1-0), sulmuesi francez vlerësoi solidaritetin e skuadrës dhe u kthye në situatën e tij të veçantë në fillim të sezonit, ndërsa u kërkoi edhe falje tifozëve për me largimin te Barça në vitin 2019.

16 Tetor 2022, 10:01 Nga DOSJA

Griezmann pas golit në Bilbao: "Kërkoj falje për dëmin

SPANJE - Në javën e 9-të të La Ligas, skuadra madrilène e Atleticos fitoi 1-0 në transfertë ndaj Athletic Bilbaos. Autori i golit të fitores, sulmuesi francez Antoine Griezmann (47’), pas ndeshjes u shpreh:

“I gjithë ekipi bëri një punë të jashtëzakonshme.  Të vrapojmë së bashku, të sulmojmë, kjo është ajo që jemi. Ndaj Bruges (e mërkurë në Champions League, 0-0) nuk e gjetëm ritmin, por sot, në këtë stadium me këtë atmosferë shumë të bukur, ndodhi. Ne vuajtëm, por kur më në fund arritëm atje ku deshëm”.

Për paraqitjet e tij individuale: “Kam humbur një penallti në Bruges, pastaj pata shumë shanse në ndeshjen e dytë. Doja të shënoja, doja shumë ta ndihmoja skuadrën duke shënuar. Fakti që nuk mund të nisja në fillim të sezonit më krijoi zhgënjim, por u përpoqa ta ndihmoja skuadrën sa më mirë, qoftë si zëvendësues apo si titullar. Nesër do të jem i lumtur sepse fëmijët e mi do të më pyesin nëse kam shënuar gol dhe unë mund t'u them po”.

Në kthimin e tij përfundimtar te Atlético: “Jam shumë krenar që kam qenë në gjendje të nënshkruaj dhe të bëhem plotësisht pjesë e Atleticos. Në fund, kërkoj falje. E di që njerëzit duan ta dëgjojnë nga zëri im: Kërkoj falje për dëmin që mund t'u kem bërë njerëzve. Por falja më e madhe që kërkoj është në fushë, duke dhënë gjithçka për ekipin në netë si kjo. Jemi në rrugën e duhur”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll