Aktualitet

Zjarr në pyjet e fshatit Patin në Klos, ndërhyn me shpejtësi banori për shuarjen e flakëve (VD)

23 Gusht 2019, 15:14 Nga DOSJA
Zjarr në pyjet e fshatit Patin në Klos, ndërhyn me shpejtësi

KLOS- Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës.

Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës. Gani Tusha, banor I fshatit ka nisur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore për shkak se flakët po shkonin drejt banesës së tij.

Drejt vatrës së zjarrit menjëherë është nisur edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë së Klosit si dhe punonjësit e këtij shërbimi. Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha ka urdhëruar stafin e shërbimit zjarrfikës të mbrojnë banesat, duke vendosur aty mjetin zjarrfikës.

Ndërkohë për shkak të mungesës së rrugës automoblisitike, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit. 1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pyjet ne fshatin patin zjarr ne klos zjarret ne shqiperi digjen pyjet ne fshatin patin zjarr ne klos zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll