U nis nga Shqipëria, kapet Veliera me 1 ton drogë nga policia greke, zbulohet destinacioni (VD)
23 Gusht 2019, 13:32Nga DOSJA
GREQI- Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 tonë drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria.
Sipas raportimit të medieve greke në velierë ndodheshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë, ndërsa kishte si destinacion Turqinë, ku edhe do të shkëmbehej me heroinë të pastër.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.
Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.
Nga burime konfidenciale bëhet me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FIER- Një zjarr masiv ka rënë këtë pasdite në Roskovec, ndërsa flakët kanë përfshirë një zonë me ullishte.Mësohet se flakët rrezikojnë edhe një biznes që ndodhe...
TIRANË- Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në “Myslym Shyri”, ku Indrit Çelaj u vra nga dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po rreg...
DURRËS- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka vjedhur 13 banesa në këtë qytetat. Në një njoftim për mediat, Poli...
SHËNGJIN– Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit, vijon të jetë ende aktiv.Nga rënia e zjarrit janë djegur 5 hek...
TIRANË- Një 32-vjeçar nga Elbasani është ektraduar sot nga Amerika, pasi ishte i dëntuar në Shqipëri me 5 vite burgim. Sipas një njoftimi nga Polici...
GRAMSH–Pas disa kërkesave për anulim, ka nisur ditën e sotme prishja e ndërtesës së HEC-it në kanionin e Holtës në Gramsh. Kanë qenë banorët që here pas herë ja...
TEPELENË- Një zjarr ka rënë në kurorën e malit Trebeshinë ditën e sotme në Tepelenë.Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i dy predhave në malin...