Aktualitet

Rrjedhja e ujit në kondicioner, dy vëllezërit Kusi vrasin teknikun, në pranga babai (FOTO)

23 Gusht 2019, 12:04 Nga DOSJA
Rrjedhja e ujit në kondicioner, dy vëllezërit Kusi vrasin

TIRANË- Indrit Çelaj, 26 vjeç ndërroi jetë mëngjesin e të premtes pas një plumbi në kokë, që nuk e lejoi të vijonte jetën. I punësuar si teknik kondicioneri, bashkë me shokun e tij, Lorenc Veliaj, Çelaj kryente punën e tij si teknik, deri ditën e djeshme.

Dje paradite, në një vilë në zonën e “Myslym Shyrit”, dy vëllezër, sot në arrati qëlluan me një armë me silenciator të riun, pas një sherri për montimin e kondicionerit.

Informacionet sugjerojnë se sherri ka nisur për shkak se tubi i kondicionerit që është montuar nga Çelaj, ka pikuar, e për këtë arsye dy vëllezërit e vranë.

Pasi e qëlluan me një plumb në kokë, për 30 minuta ata fshehën krimin dhe kërkuan bashkëpunimin e shokut të Indritit, Lorencit. Fillimisht policia arrestoi Lorencin, por gjatë marrjes në pyetje, ky i fundit tregoi të gjithë versionin e tij të ngjarjes.

Kështu, sot, policia arrestoi babain e dy vëllezërve, Griseldo dhe Albano Kusi, Bujar Kusin, i skeduar më herët nga policia për vjedhje të energjisë elektrike, si personin që fshehu krimin.

Bashkë me të, u arrestuan dhe 4 persona të tjerë, që akuzohen si bashkëpunëtorë. Ata janë: Ferdinant Ibrahim Bakalli, Bujar Shaqir Kusi dhe Luan Sali Çaka. Në kërkim janë dy vëllezrit që kryen krimin Griseldo Kusi dhe Albano Kusi (djemtë e Bujar Kusit) të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit. 

Dosja.al mësoi sot se të dy vëllezërit janë të përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, që nga trafiku i drogës, vrasje, atentate dhe gjobëvënie.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi bujar kusi griseldo kusi indrit celaj lorenc veliaj luan caka vrasja e punetorit ne tirane albano kusi bujar kusi griseldo kusi indrit celaj lorenc veliaj luan caka vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2019, 09:33

TIRANË- Nuk iu pëlqeu montimi i kondicionerit dhe për këtë e vranë. Është kjo arsyeja që solli vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, Indrit &C...