Nënshkrimi i kontratës me policinë në Kukës, Shoqata ‘Biznesi për Biznesin’: Do rrisim masat e sigurisë
23 Gusht 2019, 14:39Nga DOSJA
KUKËS– Shoqata Biznesi për Biznesin ka nënshkruar një deklaratë bashkëpunimi me Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit për përmirësimin e infrastruktures së saj në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në komunitet.
Në deklaratë thuhet se shoqata BpB do të ndikojë pozitivisht që tek bizneset që të rrisin masat e sigurisë në bizneset e tyre.
Deklarata e plotë:
Shoqata Biznesi për Biznesin (BpB) dhe Drejtoria Vendore e Policisë në Kukës (DVP Kukës), duke u nisur nga rezultati i bashkëpunimit gjatë muajve të fundit ndërmjet policisë dhe biznesit në Kukës, gjithashtu nisur nga mirëkuptimi i treguar prej drejtuesve të policisë për disa shqetësime të adresuara nga ana e bezneseve, me qëllim institucionalizimin e mirëkuptimit në interes të komunitetit dhe në përputhje me aktet ligjore, nënshkruajmë këtë deklaratë partneriteti:
Shoqata BpB do të vijojë të tregojë ndjeshmëri për nevojat që ka Drejtoria Vendore e Policisë Kukës për përmirësimin e infrastruktures së saj në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në komunitet si dhe do të ndikojë pozitivisht tek bizneset që të rrisin masat e sigurisë në bizneset e tyre, konform Ligjit nr.19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
Gjithashtu shoqata BpB angazhohet për sjellje korrekte dhe kërkon të njëjtën gjë nga ana e policisë.
Referuar bashkëpunimit të deritanishëm për realizimin e ndërtimit të muzeut të policisë dhe sistemit të monitorimit me kamera të qytetit të Kukësit, si dhe mirëkuptimit të treguar nga policia, në zbatim të Kodit Rrugor, neni 155, shprehim deshirën e mirë për të vijuar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Drejtoria e Vendore e Policisë Kukës nga ana e saj nënvizon vlerësimin pozitiv për bizneset në Kukës dhe do të angazhohet për tu gjendur pranë në çdo rast të adresimit të kërkesave për një mjedis të sigurtë të punës së tyre duke garantuar se siguria e komunitetit në tërësi dhe mbarëvajtja e aktivitetit ekonomik të bizneseve në aspektin e rendit publik përbën prioritetin e punës së policisë.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI- Ditët e fundit vatra zjarri masive janë aktivizuar në qarqe të ndryshme të vendit, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dh...
GREQI- Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 tonë drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria.Sipas raportimit të medieve greke në velierë ndodheshin 1 ton e ...
FIER- Një zjarr masiv ka rënë këtë pasdite në Roskovec, ndërsa flakët kanë përfshirë një zonë me ullishte.Mësohet se flakët rrezikojnë edhe një biznes që ndodhe...
TIRANË- Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në “Myslym Shyri”, ku Indrit Çelaj u vra nga dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po rreg...
DURRËS- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka vjedhur 13 banesa në këtë qytetat. Në një njoftim për mediat, Poli...
SHËNGJIN– Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit, vijon të jetë ende aktiv.Nga rënia e zjarrit janë djegur 5 hek...
TIRANË- Një 32-vjeçar nga Elbasani është ektraduar sot nga Amerika, pasi ishte i dëntuar në Shqipëri me 5 vite burgim. Sipas një njoftimi nga Polici...
GRAMSH–Pas disa kërkesave për anulim, ka nisur ditën e sotme prishja e ndërtesës së HEC-it në kanionin e Holtës në Gramsh. Kanë qenë banorët që here pas herë ja...