Aktualitet

Gjobvënie, drogë, dhe lokale, bizneset e dy vëllezërve që vranë Indrit Çelën, ishin kthyer në tmerrin e Myslym Shyrit (

23 Gusht 2019, 11:29 Nga DOSJA
Gjobvënie, drogë, dhe lokale, bizneset e dy vëllezërve

TIRANË- Vrasja me plumb në kokë e 26-vjeçarit nga Mallakastra, Indrit Çela ishte ngjarja e fundit kriminale që të dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, kryen dje. Por jo e vetmja… Burime nga Policia e Shtetit, i thanë Dosja.al se të dy vëllezërit janë të akuzuar si të përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Përveç atentateve dhe vrasjes që Albano Kusi ka bërë në vitin 2010, të dy vëllezërit kishin arritur të depërtonin në botën e errët të krimit në kryeqytet.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se vëllezërit Kusi iu kanë vendosur gjoba shumë bizneseve në Tiranë, si dhe po hetohen për një gjobëvënie ndaj një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Griseldo Kusi, që në moshë të vogël është përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe Holandë, ndërkohë që mbetet ende e paqartë, sesi ia ka mundur të jetë i lirë edhe pas 2 atentateve të rënda që ka kryer në Tiranë.

Griseldo Kusi, 31 vjeç rezulton se është pronar i disa bizneseve në Tiranë. Sipas ekstrakteve në QKR, i akuzuari për vrasjen e Indrit Çelës ka në pronësi 2 bar kafe, një prej tyre në zonën e Zogut të Zi, i njohur ndryshe si “Bar Noel”.

Por tanimë, Noel Bar nuk është më në pronësinë e Kusit. Ndërkohë që babai i të riut, Bujar Kusi, është pronari i kantinës së verës “Pali”.

Mosha e re dhe ngjarjet e rënda kriminale nuk i penguan të rinjtë që të zhvillojnë bizneset e tyre, dhe të gjobisin jo pak dyqane në zonën e Myslym Shyrit. E sot, me vrasjen e një të riu mbi shpinë, ata janë në kërkim, ndërkohë që ende nuk ka informacion lidhur me vendodhjen e tyre, apo edhe dëshminë e Bujar Kusit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi bujar kusi griseldo kusi vrasja e punetorit ne tirane albano kusi bujar kusi griseldo kusi vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2019, 09:33

TIRANË- Nuk iu pëlqeu montimi i kondicionerit dhe për këtë e vranë. Është kjo arsyeja që solli vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, Indrit &C...