Aktualitet

Hynë mbi 175 000 njerëz dhe afërsisht 43 000 makina, Porti i Durrësit dyndet me njerëz brenda 20 ditëve

23 Gusht 2019, 14:45 Nga DOSJA
Hynë mbi 175 000 njerëz dhe afërsisht 43 000 makina, Porti i

DURRËS– Porti i Durrësit është dyndur me udhëtarë të shmtë në muajin gusht të kësaj vere.

Nga burimet zyrtare mësohet se vëtëm për 20 ditët e para të muajit gusht kanë hyrë dhe dalë 175,715 udhëtarë nga Shqipëria duke përdorur Portin e Durrësit.

Gjithashtu bëhet me dije se nga ky Port kanë lëvizur edhe  42,310 autovetura.

Më poshtë keni një grafikë të renditur të numrit të personave që kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Portit të Durrësit, sipas javëve.

Lëvizja e udhëtarëve dhe autoveturave

-139 mijë udhëtarë dhe 34 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjës nga porti i Durrësit gjatë periudhës 1 – 15 gusht 2019

-Rreth 96 mijë udhëtarë dhe 23.543 mjete kanë mbërritur në portin më të madh të vendit nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali)

-Për periudhën 15 – ditore, kanë dalë  43.157 udhëtarë dhe 10,249 autovetura  janë nisur nga Durrësi drejt porteve të Italisë

-Ndërkohë, 15 ditëshi i dytë tashmë po shënohet fluks në rikthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni

-Nga data 16-19 gusht tragetet që nisen drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes janë shfrytëzuar nga 25,686 udhëtarë vendas dhe të huaj me rreth 6 mijë autovetura

-Kanë mbërritur me tragete vetëm 11 mijë udhëtarë me 2,541 autovetura

-Shtatë tragete po lundrojnë në linjat nga Durrësi drejt Italisë e anasjelltas  dhe në ditë të veçanta po kryejnë edhe dy lundrime në 24 orë

-1–19 gusht nga/drejt Durrësit tragetet janë preferuar nga 175,715 udhëtarë me 42,310 autovetura

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fluks automjetesh fluks udhetaresh porti i durresit fluks automjetesh fluks udhetaresh porti i durresit

Sondazh

Poll