Aktualitet

“Në shtator do bënim bufenë”, flet babai i Indrit Çelës: S’kishte konflikte, ishte i sjellshëm (VD)

23 Gusht 2019, 12:55 Nga DOSJA
“Në shtator do bënim bufenë”, flet babai i Indrit

TIRANË- Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në “Myslym Shyri”, ku Indrit Çelaj u vra nga dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, teksa po rregullonte kondicionerin, ka reaguar babai i tij, Baftjar Çelaj.

I ati i viktimës shprehet se ka marrë vesh lajmin përmes medieve,teksa shton se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se ishte i sjellshëm e i kulturuar. Baftjar Çelaj thekson se është fatkeqësi e madhe të nisesh për në punë dhe të kthehesh i vdekur.

Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët.

Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”,ka thënë Çelaj.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, i cili u plagos ditën e djeshme në Tiranë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Çela që ishte teknik kondicioneri, montimesh, riparimesh e aspirimesh të ambienteve, u plagos me një plumb në kokë dje, teksa punonte në një vilë. Pas një konflikti, që sipas Policisë ka qenë i çastit, Çelaj është qëlluar me plumb në kokë, nga dy djemtë e pronarit të vilës, të cilët janë shpallur në kërkim, ndërsa ëhstë arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi dhe 4 persona të tjerë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baftjar celaj indrit celaj vrasja e punetorit ne tirane baftjar celaj indrit celaj vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2019, 09:33

TIRANË- Nuk iu pëlqeu montimi i kondicionerit dhe për këtë e vranë. Është kjo arsyeja që solli vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, Indrit &C...